75 Mall Live Search
16:27 / E Diele, 08 Shtator 2024 / G T

Paulinho pensionohet nga futbolli aktiv

Futbollisti i njohur brazilian, Paulinho është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçar.

Mesfushori gjatë karrierës së tij kishte luajtur për dy klube të mëdha, përfshi Tottenham Hotspur dhe Barcelonën, shkruan Indeksonline

Madje transferimi nga Kina për në Barcelonë gjatë vitit 2018 ishte bërë bujë e madhe në mediat spanjolle.

Por, mesfushori kishte arritur të fitojë dy trofe të ndryshëm me klubin katalunas, duke përfshi këtu: Copa del Rey dhe La Ligan.

Tani ish-futbollist, gjatë karrierës së tij Paulinho zhvilloi plotë 609 ndeshje, shënoi 155 gola dhe bëri 56 asiste.

Së fundmi ai ishte pjesë e klubit brazilian, Corinthians./Indeksonline/