15:45 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Paulinho pothuajse trefishoi vlerën e tij që nga ardhja në Barcelonë

Paulinho i cili u transferua në mes të gushtit shkaktoi një stuhi verore në Barcelonë.

Ishin tre arsye kryesore për të diskutimet e shumta të ardhjes së brazilianit në ekipin e Valverdes. E para, ardhja nga një ligë si ajo e kinës. E dyta, mosha e tij ( 29 vjeç ) dhe ndoshta më e përfolura, çmimi i transferimit të tij: 40 milionë euro.

Epo, nëse dy të parat nuk mund të ndryshohen, Paulinho tashmë ka arritur me punën e tij për të zhdukur këtë të tretën.

Në kohën kur nënshkroi për Barcelonën, futbollisti brazilian kishte një vlerë prej 15 milionë eurosh, gjë që nënkuptonte se blaugranët paguan më shumë se dyfishin e vlerës së Paulinhos.

Megjithatë, në më pak më shumë se katër muaj që nga transferimi, mesfushori i Barcelonës ka shumëfishuar vlerën e tij në treg sipas faqes së specializuar ‘Transfermarkt’ , e që tani qëndron në 40 milionë euro, çmim ky që Barcelona pagoi për klauzolën e tij nga Guangzhou. /IndeksOnline/