Pauzë ende pa nisur seanca, shkak mungesa e deputetëve
Në mungesë të deputetëve dhe mos-plotësimit të kuorumit të nevojshëm, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar 15 minuta pauzë.
Ende pa filluar seanca, kërkesa e Veselit ishte të shkohet në pauzë pasi kishte mungesë të deputetëve të pranishëm në sallë.
Kjo seancë u thirr pas 25 ditëve që Kuvendi i Kosovës nuk mbajti asnjë të tillë. Pavarësisht kësaj seanca sërish nuk po arrin të zhvillohet përderisa nga LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar mospjesëmarrjen e tyre deri në seancën e radhës ku do të diskutohet për ushtrinë./Indeksonline/