75 Mall Live Search
21:53 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / Gj. Sh

Pavard zyrtarizohet si futbollist i Interit

Benjamin Pavard edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Interit.

Mbrojtësi francez është transferuar nga skuadra e Bayern Munich për 30 milionë euro, plus 2 milionë bonuse, shkruan IndeksOnline.

Ai ka nënshkruar kontratë pezë vjeçare me Interin, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Pavard ishte pjesë e Bayernit që nga viti 2019, ai luajti 163 ndeshje me ku shënoi 12 gola dhe fitoi 11 trofe./IndeksOnline/