Pavarësisht akuzave për vrasje, Baldwin mbetet tek roli i tij kryesor në filmin “Rust”

Alec Baldwin do të mbetet ylli kryesor i filmit “Rust”, ndërsa pritet të vazhdojnë me xhirime.
Aktori 64-vjeçar po përballet me akuzat për vrasje në vdekjen e Halyna Hutchins në vitin 2021, pavarësisht këmbënguljes së tij se ai nuk e tërhoqi këmbëzën. Bashkëshorti i Hutchins, Matt, i cili ndan djalin dhjetëvjeçar me kinematografen e ndjerë, do të vazhdojë si producent ekzekutiv një rol që ai e mori si pjesë e një padie për vdekje të padrejtë.
Do të rikthehet edhe regjisori i “Rust”, Joel Souza, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat e asaj dite.