75 Mall Live Search
21:29 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / MSH

Pavarësisht borës së dëndur, autostrada “Ibrahim Rugova” është në gjendje të rregullt për qarkullim

Shumë zona të vendit janë zgjuar sot nga reshjet e dëndura të borës.

Reshjet janë intensifikuar përgjatë ditës, teksa Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar që të njëjtat nuk do të përfundojnë deri në orët e para të mëngjesit të nesërm.

Përgjatë ditës, Indeksonline ka raportuar mbi gjendjen e trafi8kut në dia nga rrugët rajonale më të frekuentuara.

Shoferëve u është dashur të kenë kujdes më të shtuar për shkak të gjendjes së rrugëve, sidomos ata që nuk kanë ndërruar akoma gomat e verës.

Ekipet e pastrimit nuk kanë ndërprerë punën, gjithashtu…

Indeksonline raporton se aktualisht gjendja e rrugës në autostradën “Ibrahim Rugova” është shumë e mirë.

Rruga është e pastruar dhe e lirë për qarkullim, teksa po mirëmbahet rregullisht nga njësitet përkatëse.

Megjithatë, ashtu edhe siç ka apeluar policia, gjatë natës, për shkak të temperaturave të ulëta, mund të ketë edhe akull.

Andaj, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve.

Indeksonline ju sjell pamje nga autostrada “Ibrahim Rugova” dhe disa zona të tjera të vendit.