12:26 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Pavarësisht COVID-19, lajmi i mirë është se 158 foshnje lindën për një javë në QKUK

Edhe pse në shumicën e institucioneve shëndetësore në vend është reduktuar puna me rastet jo emergjente për shkak të Pandemisë së Covid-19, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike vazhdon të ketë numër të madh të lindjeve.

Bazuar në raportin e fundit nga kjo klinikë, vetëm për një javë ka pasur 155 lindje të foshnjeve, nga nënat që kanë ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 79 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 79 femra, 3 lindje kanë qenë me binjak./Indeksonline/