75 Mall Live Search
16:08 / E Diele, 23 Qershor 2024 / G T

Pavarësisht dënimit, Daku vazhdon stërvitjet me bashkëlojtarët te Shqipëria

Shtëpia më e madhe e futbollit të Europës, UEFA ka dënuar Mirlind Dakun me dy ndeshje mos-lojë për shkak të gjestit të tij pas ndeshjes ndaj Kroacisë.

Sulmuesi “kuqezi” pavarësisht dënimit të marrë nga UEFA ka vazhduar stërvitjet me bashkëlojtarët e tij, shkruan Indeksonline

Daku do të mungoj në ndeshjen ndaj Spanjës, që është vendimtare për “kuqezinjtë” në Euro 2024.

Ish-sulmuesi i Ballkanit, tani i Rubin Kazanit – do të mungoj edhe në rast se Shqipëria kalon në fazën eliminim/direkt, kurse kthimi i tij do të bëhet në çerekfinale (nëse Shqipëria kualifikohet deri në këtë raund).

Kujtojmë që Daku pas ndeshjes ndaj Kroacisë ofendoi rëndë maqedonët dhe serbët dhe kjo është e patolerueshme nga shtëpia më e madhe e futbollit në Eruopë, UEFA ./Indeksonline/