08:00 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / G. T.

Pavarësisht humbjes, LeBron James koshashënuesi i ndeshjes

Skuadra e Los Angeles Lakers është mposhtur nga Utah Jazz me rezultat 114-89.

Një paraqitje fantastike e Utah Jazz u vërejt në çerekun e dytë, ku e fituan me rezultat të thellë 39-24, shkruan IndeksOnline.

Më i miri në këtë përballje, përkundër humbjes ishte basketbollisti i Lakers, LeBron James – me 19 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime.

Kurse te skuadra fituese, basketbollisti me më së shumti pikë ishte Clarkson – me 18 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime.

Rezultatet tjera:

Atlanta 127-112 Boston Celtic

Cleveland Cavaliers 112-96 Houston Rockets

Indiana Pacers 107-111 Golden State