Pavarësisht lirmit nga spitali, Mbappe është i izoluar në hotel

Kylian Mbappe ka pasur disa probleme shëndetësore, për shkak të mospërshtatjes së temeperaturave në ShBA, ku po qëndron bashkë me skuadrën e Real Madridit, në Kupën e Botës për klube.
Sulmuesi francez ditën e djeshme për disa orë ishte i shtrirë në spital, pasi vuante nga gastroenterit akut, shkruan IndeksOnline.
Aktualisht 26-vjeçari është në kujdes intensiv dhe gjendja e tij po përmirësohet gradualisht.
Sipas raportimeve të fundit, Mbappe u rikthye në hotelin e ekipit të Real Madridit në Palm Beach për të vazhduar trajtimin specifik për të kapërcyer gastroenteritin akut.
Ai mbetet i izoluar në hotel, ku tashmë ka filluar stërvitjen aerobike .
Francezi po stërvitet veçmas për të marr lejen mjekësore, të paktën po përpiçet të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e së dielës, kundër Pachucas./IndeksOnline/