75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pavarësisht mosrealizimeve, drejtorët e Komunës së Gjilanit flasin para publikut për punën njëvjeçare!

Komuna e Gjilanit gjatë këtij viti u përball me problematika të shumta.

Por pavarësisht kësaj, drejtorët komunalë kanë vendosur që t’i paraqesin para publikut punët e realizuara brenda periudhës njëvjeçare, për vitin 2019.

Pa marrë parasysh se shumë punë nuk u arrit të bëheshin, ata do të dalin para publikut.

Orari i paraqitjeve të tyre është kështu:

E martë (17.12.2019) – Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike

E mërkurë (18.12. 2019) – Bardhyl Syla, drejtor i Administratës së Përgjithshme

E enjte (19.12.2019) – Nazim Gagica, drejtor i Arsimit

E premte (20.12.2019) – Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik

E hënë (23.12.2019 – Zijadin Maliqi, drejtor për Buxhet dhe Financa

E martë (24.12.2019) – Selami Xhemaili – drejtor për Shëndetësi

E premte (27.12.2019) – Deniza Limani, u.d. drejtoreshë e DKRS

E hënë (30.12.2019) – Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.

Konferencat mbahet me fillim nga ora 11:00, në zyrën e kryetarit.