Pavarësisht pse zuri vendin e dytë, Eleni Fouriera ka disa fjalë për të thënë (Foto)
Eleni Fouriera zuri mbrëmë vendin e dytë në Eurovizion, ani pse pritshmëritë ishin të mëdha. Këngëtarja shqiptare nga Fieri u prezantua me këngën ‘Fuego’, me të cilën përfaqësoi Qipron.
Bukuroshja që ndryshe mban epitetin si ‘Beyonce shqiptare’ sot në Instagram ka postuar një status teksa ka falenderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur.
“Faleminderit Europë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Kurrë nuk do ta harrojë këtë eksperiencë. Ky është vetëm fillimi. Shpresoj që e kam bërë krenare Qipron”, ka shkruar ajo.
Ndryshe këtë vit vendi i parë shkoi në Izrael./Indeksonline/