15:19 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Pavarësisht që janë ndarë, Albi Nako i pëlqen fotografitë e Klaudia Pepës

Dy balerinët e njohur shqiptar, Albi Nako dhe Klaudia Pepa ka vite që janë divorcuar.

Por, duket se dyshja ruajnë marëdhënie të mira dhe kanë respekt për njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline.

Kjo shihet më së miri në fotografinë e saj të fundit në Instagram, ku ish-bashkëshorti i saj ia ka pëlqyer fotografinë.

Ndryshe, Klaudia ka vite që është zhvendosur në Itali ku edhe po ngjet shkallët e suksesit si balerinë, ndërsa Albi është përfolur se ka nisur një lidhje dashurie me balerinën, Alba Hoxha./Indeksonline/