Pavarësisht rrezikut nga koronavirusi, Elvis Naçi nuk harron t’u ndihmojë të sëmurëve, jetimëve e nevojtarëve

Në sfidat si kjo e koronavirusit, para se gjithash duhet të jemi shumë human me njëri-tjetrin.
Duke mos harruar se shëndeti është primar, por që kemi edhe shumë njerëz në kushte të vështira jetese.
Kësisoj teologu Elvis Naçi bashkë me gruan zgjodhën që pavarësisht rrezikut të virusit COVID-19 sot të vizitojnë jetimët, të sëmurët, nevojtarët që t’iu gjinden sado pak me gjëra ushqimore, transmeton Indeksonline.
Tani kur e gjithë bota, por edhe Kosova e Shqipëria po përballen me një mbyllje thuajse totale të njerëzve nëpër shtëpi nuk duhet harruar nevojtarët.

Postimi i plotë:
Bashkë me Fatmën ishim sot në shtëpi të jetimëve, të sëmurëve, të nevojtarëve, për t’iu gjendur pranë. Jetesa e tyre sot është më e veshtirë se më parë, ndaj nëse ne kemi një mundësi të kemi ushqime në shtëpitë tona, shumë njerëz i kanë sytë dhe shpresat tek ne…





