09:38 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Pavarësisht sjelljes së mirë, një femër e shëmtuar ngelet e shëmtuar”, befason avokati i njohur shqiptar

Avokati dhe politikani i njohur shqiptar Spartak Ngjela, i ftuar në një emision televiziv ka dhënë disa deklarata, më ndryshe nga se jemi mësuar t’i dëgjojmë zakonisht, shkruan Indeksonline.

Ato nuk kishin të bënin me drejtësinë e as politikën, por me preferencat e tij rreth gjinisë së bukur, femrës.

Ai ka folur rreth së bukurës dhe perceptimit që ka ai për bukurinë.

“Sjellja mund ta rrëzojë bukurinë, por nuk ngre shëmtimin në të bukurën”, është shprehur Ngjela, duke shtuar se pavarësisht sjelljes së mirë, një femër e shëmtuar ngelet e shëmtuar.

Spartak Ngjela, gjithashtu ka shtuar: “Pa bukuri fizike, unë nuk afrohem. Afrohem, por nuk kam afekt. Duhet të më ketë afektuar, nuk është gjatësia ajo që më afekton, është diçka tjetër. Ua them unë. Magjia”, ka shtuar ndër të tjera ai. /Indeksonline/