75 Mall Live Search
17:13 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / OSH

Pavarësisht tentimeve nga serbët, Kurti e Osmani mbajnë tubimin në Veri

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti dhe u.d Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme kanë kryer një vizitë në Mitrovicën e Veriut, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, gjatë ditës ata hasën në disa pengesa për shkak që disa serbë tentuan ta ndërprejnë agjendën e tyre.

IndeksOnline ka kontaktuar me drejtuesin e zyres së mediave në LVV, Arlind Manxhuka, për këtë çështje.

Manxhuka për IndeksOnline ka konfirmuar se tubimi është mbajtur sikur ka qenë në agjendë.

“Tubumi është majt sikur ka qenë në agjendë, siç ka qenë e paraparë deri në fund”, tha ai./IndeksOnline/