22:00 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Pavarësisht vendimit të SBASHK-ut, në komunën e Mamushës nesër fillon mësimi

Pas vendimit të SBASHK-ut që pavarësisht ofertës së Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave për mësimdhënësit të vazhdohet me grevë, kryetari i Mamushës ka një njoftim për të gjithë mësimdhënësit.

Abdulhadi Krasnic, ka njoftuar të gjithë nxënësit se mësimi në shkollat e komunës së Mamushës do të fillojë nesër, transmeton Indeksonline.

“Pas vendimit të Kryeministri të Republikës së Kosovës se do të rriten pagat e arsimtarëve njoftohen të gjithë arsimtarët dhe nxënësit të shkollës fillore Anadollu dhe gjimnazit Ataturk se mësimi në Komunën e Mamushës do të fillojë me datën 21.01.2019, të hënën”, ka shkruar Krasnic-i./Indeksonline/