13:06 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

PayPal braktis kriptomonedhën Libra ende pa filluar

Facebook është përpjekur të hedhë poshtë shqetësimet e autoriteteve duke thënë se rrjeti social nuk do të ketë kontroll të pakontestuar mbi kriptomonedhën.

PayPal do të tërhiqet nga Libra Association lajmëroi ditën e Premte gjiganti i shërbimeve financiare.

“PayPal ka marrë vendimin të tërhiqet nga përfshirja e mëtejshme në projektin e kriptomonedhës Libra për tu fokusuar në misionin tonë ekzistues dhe prioritetet e biznesit ndërsa përpiqem të demokratizojmë më tutje aksesin në shërbime financiare për popullatat më pak të integruara,” shkruhej në deklaratën e PayPal.

David Marcus, i cili ka udhëhequr projektin pranë Facebook, ka qenë më parë president i PayPal. PayPal tha se do të vijojë të mbështesë aspiratat e Libra dhe të bashkëpunojë me Facebook në të ardhmen.

Libra u prit me kritika të shumta pas prezantimit në muajin Qershor. Përfshirja e Facebook tërhoqi vëmendjen e autoriteteve rregullatorë nga mbarë bota, ligjvënësve dhe analistëve të industrisë të cilët hodhën dyshime mbi motivet e Facebook pas kësaj lëvizjeje.

Facebook është përpjekur të hedhë poshtë shqetësimet e autoriteteve duke thënë se rrjeti social nuk do të ketë kontroll të pakontestuar mbi kriptomonedhën.

Libra Association prej së cilës u tërhoq PayPal përbëhet nga 28 anëtarë ku përfshihet edhe Facebook dhe kanë për qëllim menaxhimin e Libra. Të gjithë anëtarët themelues duhet të investonin 10 milionë dollarë për të financuar kostot operativ.

Largimi i PayPal mund të jetë sinjali i parë i një aleance e cila ka filluar të dobësohet.