75 Mall Live Search
23:27 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / MSH

Pazar i orëve të vona, LDK e PDK bëhen bashkë në këtë komunë për balotazh

Partia Demokratike e Kosovës e ka kryer marrëveshjen me LDK-në për balotazhin në Klinë.

Esat Rraci do ta ketë përkrahjen e Besim Hotit dhe të anëtarësisë në Klinë për balotazhin e 14 nëntorit.

Marrëveshjen e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i LDK-së për Indeksonline.

“Po është e vërtetë. Në orët e pasdites kemi arritur marrëveshje me PDK-në. Nuk mund të jap më shumë detaje aktualisht, por koalicioni është arritur” ka thënë në kushte anonimiteti zyrtari i LDK-së.

PDK e LDK do të sfidojnë së bashku kryetarin aktual Zenun Elezaj të AAK-së./Indeksonline/