10:30 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Pazar interesant, PSG i merr yllin Napolit, Ancelotti nënshkruan me mesfushorin spanjoll

Një takim i De Laurentis dhe Al Khelaifit në Paris duket se ka përfunduar me sukses. Dy bosat e skuadrave të njohura evropiane kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Allan te PSG.

Ylli i Napolit pritet të kaloi te gjiganti francez për një shumë që pritet të jetë goxha e lartë. Por, Napoli e ka gati zëvëndësuesin e tij. Mesfushori i Villarealit, Fornals është shumë pranë kalimit te skuadra italiane.

Ancelotti e pëlqen shumë 22 vjeçarin spanjoll dhe ka urdhëruar skuadrën që të paguajë 28 milionë për Fornals. /Indeksonline/