75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Pazari që e dërgon Elseid Hysajn në Romë, ky shkëmbim shumë i mundshëm

Afati kalimtar i transfereve këtë vit pritet të jetë më shumë i karakterizuar me shkëmbime të futbollistëve. Elseid Hysaj pritet të jetë një nga ata lojtarët që do të përfshihet në shkëmbim, për të ndërruar skuadër.

Hysaj është në bisedime me Romën dhe me shumë gjasa do të largohet nga Napoli. Raportohet se turku Under do të përfshihet në shkëmbim me mbrojtësin shqiptar.

Roma do të tentojë shkëmbimin edhe me holandezin Karsdorp, por që vështirë do të jetë që kjo ofertë të pranohet nga Napoli./Indeksonline/