17:39 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / Blerim

Pazarllëku me Remdesivir në Prishtinë

Burim Gashi, 41 vjeç, të dielën është shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë, pas përkeqësimit të gjendjes me koronavirus. Mjekët menjëherë i kanë thënë se duhet të marrë ilaçin Remdesivir. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ende nuk ka arritur ta sigurojë këtë ilaç, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjen COVID-19, kurse në treg, ai mund të blihet me një çmim nga 150 deri në 200 euro.

Bashkëshortja e Gashit, Jenoha Zhitia, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka qenë e detyruar të bëjë ‘pazar’ për të siguruar këtë ilaç.

“Me rekomandim të mjekëve është thënë se (për Burimin) duhet menjëherë të merret ilaçi tashmë shumë i përfolur Remdesivir. Sigurimi i këtij ilaçi është i vështirë këtyre ditëve në Kosovë. Ai në treg është me çmime të ndryshme. Ky ilaç po shitet e po blihet në forma të ndryshme, veç farmacive, në disa pika të caktuar edhe disa individë e kanë sjellë vetë tek oborri i klinikës”, tha ajo.

“Më është dashur vetë të bëj pazar për ilaçin. Çmimi i këtij ilaçi sillet nga 50 euro deri në 220 euro (varësisht prej prodhuesit)”, tha Zhitia.

Zhitia po ashtu shton se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka mungesë edhe të barnave esenciale.

Zemaj: Pritet sigurimi i Remdesivirit për 200 pacientë

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë (MSH) është në procedurat e fundit të prokurimit sa i përket furnizimit me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Por, nga MSH-ja thonë se do të sigurojnë këtë ilaç vetëm për 200 pacientë.

“Planifikim është bërë në kohën, ndoshta kur shtatori, tetori kishte numër më të ultë të pacientëve të shtrirë në klinikat tona”, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj.

Çka është Remdesiviri dhe pse po e kërkojnë të gjithë?

Remdesiviri i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvendësim i nukleozidit”, të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme.

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe në maj ka miratuar Remdesivirin si ilaç që mund të përdoret për trajtimin e koronavirusit të ri.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ky ilaç ka pak ose aspak rezultate në luftimin e sëmundjes COVID-19.

Mjekimi nga COVID-19 në Kosovë, ku një rrogë mesatare është rreth 500 euro e niveli i papunësisë rreth 30 për qind, kushton me qindra euro. Antibiotikë, paracetamol, vitamina të ndryshme, fraksiparina, albumina janë disa nga medikamentet që përdoren nga pacientët me COVID-19.

Ministri Armend Zemaj thotë se ministria është duke punuar që t’i ndihmojë qytetarët me aq sa kanë mundësi buxhetore për blerjen e barnave, të cilat nuk janë në listën esenciale, për trajtimin e koronavirusit.(REL)