10:48 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

PD braktis Komisionin e Ligjeve: Ligjin çojani Habilajve për konsultim

Debati dhe replikat mes palëve nuk kanë munguar as në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve në Shqipëri.

Kryetari socialist, Ulsi Manja ka kërkuar hedhjen në votë të ligjit për ndihmën juridike, por PD është larguar nga komisioni me fjalët e deputetit Oerd Bylykbashi: “Çojani këtë ligj Habilajve për konsultim. I dhatë imunitet, personave të lidhur me mafian”, shkruan gazeta Shekulli.

Ndërkohë Manja i është përgjigjur ironisë së deputetit të PD-së me fjalët: “Këtu nuk është vendi për konferenca shtypi. Ligjin kundër korrupsionit, opozita e ka vetëm për retorikë. Por mund t’ia çojmë kreut të bashkisë së Mallakastrës”.

Ndërkaq mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve u bojkotua nga LSI-ja, që nuk ishte e pranishme.