14:37 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

PD djeg mandatet, edhe deputetët e LSI-së mund t’i bashkohen

Teksa Lulzim Basha deklaroi se deputetët e PD kanë pranuar unanimisht djegien e mandateve, duke marrë mandatimin për t’iu drejtuar Këshillit Kombëtar të partisë që ai drejton për një vendim final, duket se edhe LSI do të shkojë drejt këtij vendimi.

Ndërsa bëhet e ditur se Monika Kryemadhi është nisur drejt selisë blu, për të diskutuar me kreun e PD, Lulzim Basha, disa prej deputetëve të forcës së saj politike, përmes rrjeteve sociale, janë shprehur hapur pro djegies së mandateve.