10:13 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

PD e LSI arrijnë marrëveshje për koalicion paszgjedhor, slogani “Shqipëria, shtëpia që fiton”

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, do të firmosin marrëveshjen me sloganin “Shqipëria, shtëpia që fiton”, ku do përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni midis tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kjo marrëveshje midis tyre vjen pak ditë pas asaj Basha firmosi me aleatët për të shkuar në zgjedhje bashkë, duke formuar koalicionin “Aleanca për ndryshim”.

Basha ka bërë marrëveshje me 12 aleatë për t’u futur në zgjedhjet e 25 prillit me një listë të përbashkët.

Negociatat kanë qenë të vështira dhe intensive gjatë 24 shkurtit, ndërsa marrëveshja është dorëzuar në KQZ në orën 11:40 të mbrëmjes, pak para se të skadonte afatin.