16:30 / E Enjte, 13 Janar 2022 / A. M.

PD e Lulzim Bashës: Berisha, mashtrues kronik, gënjen për atë që pa e gjithë bota

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, të dhëna pasi dëshmoi në prokurori për protestën e 8 Janarit.

PD e ka cilësuar ish-kryeministrin Berisha mashtrues kronik, pasi sipas saj dhunën e planifikuar dhe urdhëruar prej tij e pa e gjithë bota.

“Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!”, thotë PD.

Berisha u shpreh më herët se armët nga selia i ka nxjerrë Basha me mjetin e tij, ndërsa shtoi se ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli.

KLIKO VIDEO