75 Mall Live Search
16:56 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

PD, Edi Ramës: Ti dhe Ministria e Jashtme ruse jeni të vetmit që flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë

Çështja e Shtëpisë së Verdhë e përfolur në raportin e Dick Martity, është rikthyer në diskursin politik e publik pas  arrestimeve të fundit e gjykimeve që po kryhen ndaj ish krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale me seli në Hagë, raporton IndeksOnline.

E debat i ashpër po zhvillohet mes pozitës e opozitës në Shqipëri në lidhje me këtë çështje.

Se fundmi Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ka akuzuar Edi Ramën se ai është I vetmi që flet për Shtëpinë e Verdhë e jo siç po pretendon ai, për Bashën.

PD ka thënë se ekzistojnë video ku të gjitha pretendimet e Ramës bien poshtë.

Më poshtë komunikata e plotë pas deklarimit të nënkreytarit të partisë Edi Paloka:

Për Edi Ramën dhe të gjithë mercenarët e ti, më poshtë janë me zë dhe me figurë të gjitha përgjigjet që ti u fshihesh dhe nuk do t’i dëgjosh:

Që ti dhe Ministria e Jashtme Ruse jeni të vetmit që flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë.

Që kasetën, dëshmitari yt ia kishte dhënë BBC në prani të Dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës.

Që përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha.

Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së.

Që, siç pohoi edhe miku yt Baton Haxhiu në Opinion, pretendimi se Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në arrestimet e komandantëve të UÇK-së është gënjeshtër.

E gjithë skema jote e mashtrimit që ke ngritur deri më sot kundër Lulzim Bashës, u rrëzua.

Shiko në çfarë bataku e zhyte veten, vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga  skandalet dhe vjedhjet e muajve të fundit dhe dështimit në përballjen me krizën e COVID-19.

Mjaft e keqpërdore Kosovën! Sot ia ke borxh Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit gjithë ç’ke sajuar. Ditën që ata përballeshin me akuzat e Vuçiçit, në Hagë ti firmose me të marrëveshje.

Ia ke borxh Kosovës dhe shqiptarëve përgjigjen, pse vetëm ti dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë. Edi Rama, mjaft e dëmtove Kosovën, mjaft e bëre pis luftën e UÇK-së për të fshehur dështimet e tua. ​

Po vjen dita të japësh llogari për të gjitha dështimet dhe zullumet e tua në kurriz të shqiptarëve!


Bashkëngjitur gjeni edhe linkun e videos të shfaqur gjatë konferencës: