23:11 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

PDAK dënon individët që keqpërdorën paratë që ua ofroj Zyra e Kryeministrit

Zyra e Kryemnistrit të Republikës së Kosovës kishte ndarë njëqind e njërëz mijë euro për 1348 familje familje të rrezikuara të komunitetit Egjiptian në Republikën e Kosovës. E më pas sipas komunikatës së PDAK-së përfaqësuesit e këtij komuniteti në krye me deputetin Veton Berisha dhe këshilltarin Isa Osmani gjysmën e kësaj shume e ndanë edhe për komunitetin ashkali, por kjo shumë u keqpërdor nga përfaqësuesit e PAI.

Në lidhje me këtë keqpërdorim përmes një komunikate ka reaguar PDAK. Të njëjtit kanë falendëruar për ndihmën financiare Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ndërsa kanë dënuar individët që kanë keqmenaxhuar më këto të holla.

“PDAK , ka përcjellur me vëmendje procesin e shpërndarjes së ndihmave humanitare të dedikuara për komunitetin Ashkanli dhe Egjiptas të Republikës së Kosovës,dhe si pasoj e keq menagjimit të tyre nga zyrtaret e PAI shpreh keqardhjen e saj, dhe dënon ashpër individët të cilët keqpërdorën dhe keq menaxhuan këto të mira humanitare të ndara nga zyra e Kryministrit të Republikës së Kosovës me qëllim për t’i dal në ndihmë komuniteteve në fjalë. Një pako ushiqmore ,me një pako përcjellëse higjienike dhe një metër kub drunjë,ishin të planifikuara për tu ndarë për një familje e cila vërtet është e gjendjes së rëndë ekonomike,mirpo kjo punë nuk shkoj kështu ato u ndanë për militantë politikë të PAI-së”, shkruhet në këtë komunikatë.

Sipas PDAK rreth 50% e drunjëve apo 674 kub drunjë kanë humbur, për të cilët mendohet se janë shitur.

“Kush duhet të jap përgjegjësi për këtë shumë drunjësh të cilat kapin shumën rreth 13.480 € ? Ka shumë zëra që disa metra kub drunjësh u shitën nga zv.Ministri i Komuniteteve dhe Kthim Qazim Rrahmani, dhe mijëra kilogram miell,a është kjo e ndershme që po ndodh dhe që manipuluat në emër të familjeve të rrezikuara të popullit . PDAK kërkon nga Zyra e Kryeministrit të shtetit, që të kërkoj llogaridhënie nga përfaqësuesit e PAI-së dhe PLEsë,dhe të analizoj gjendjen në teren duke kontaktuar familjet që përfituan për të dëshmuar ata vet keqpërdorimin që bënë përfaqësuesit e tyre”, shkruhet më tej në komunikatë.

Ndërsa në fund PDAK kanë thënë se do të trokasin edhe në organet përgjegjëse për tu marrë me keqpërdoruesit./Indeksonline/

Temat: