PDK-ja ankohet për rezultatin në Shtime: Kishte “tren bullgar”

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi ka shprehur shqetësim lidhur me parregullistë, sipas tij të evidentuara në vendvotimin në fshatin Belinc, Komuna e Shtimes.
Bazuar në të dhënat e paraqitura, ekzistojnë sipas tij, indikacione të qarta për shkelje të rëndë të procesit zgjedhor, përfshirë dyshimet për përdorimin e metodës e njohur si “treni bullgar”.
“Në këtë drejtim, ftoj organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, prokurorinë dhe organet e tjera hetimore, që të ndërmarrin hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm për këtë rast, në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe përgjegjësi institucionale”, shkruan ndër të tjera ai.