75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / P M

PDK-ja ankohet që s’kaluan amendamentet që propozuan, theksojnë edhe atë për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar partinë në pushtet në lidhje me mosmbështetjen e amendamenteve të tyre, e ku është nënvizuar edhe moskalimi i amendamentit për mbështetjen financiare për ish krerët e UÇK-së, përjashto këtu deputetin nga radhët e LVV-së, Ilir Kërçeli që pati votë “për”, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri në deklarimin e tij në hollin e kuvendit tha se për një proces të padrejtë siç është ai që po bëhet ndaj ish-krerëve të UÇK-së më e pakta që do të mund të bënin institucionet, është ta rrisin mbështetjen e theksuar.

“Më të thekuar ndaj çlirimtarëve që janë duke u ballafaquar në një procs në Hagë i padrejtë tërësisht por më e pakta çka do të duhej të bënte vendi dhe institucionet ësthtë që ta rrisnin mbështetjen e theksuar në mënyrë që procesi të jetë më i lehtë dhe kosto që është shumë e lartë të mund të ballafaqoheni dhe të jetë më e lehtë”, tha ai.

Ndërsa deputetja Blerta Deliut ka numëruar amendamentet të cilat Vetëvendosje nuk ka mbështetur.

“Ashtu siç edhe e tha shefi i grupit parlamentar, zoti Tahiri, Partia Demokratike e Kosovës me amandamentet e saj, me 32 amandamente të cilat i ka propozuar, duke bërë përpjekje që ta bëjë këtë buxhet sa më të mirë, sa më gjithëpërfshirës dhe sa më të qasshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, pra nuk ka gjetur mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Janë kryesisht amandamentet të cilat janë propozuar e që kanë të bëjnë me pagat, mirëqenien, sigurime më të mëdha, investime konkrete në shëndetësi, në arsim, në polici, investime infrastrukturore, si dhe fuqizimin e institucioneve tona.  Gjatë punës në komision kemi propozuar edhe amandamentin që ka të bëjë me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat në sektorin publik. Janë po ashtu amandamente të cilat kanë prekur drejtpërdrejt çështjen e ndjeshme të sigurimeve shëndetësore dhe jetësore për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, të AKI-së dhe për zjarrfikësit. Po ashtu, ashtu siç e tha edhe Tahiri, kemi pasur amandament që kërkon rritjen e fondeve për mbështetjen në mbrojtje juridike të procesit gjyqësor në Hagë, që luftëtarët tanë të jenë të siguruar, që të kenë një mbrojtje dinjitoze, duke përfshirë këtu edhe mbrojtje më të mirë për Salih Mustafën e Pjetër Shalën në shkallën e dytë”, tha ajo.

Deliu potencoi se amandamentet e propozuara nga PDK-ja kanë të bëjnë me kujdes ndaj shërbimit më të mirë për qytetarët.

“Pra, të gjitha amandamentet të cilat Partia Demokratike e Kosovës i ka prezantuar kanë të bëjnë me kujdes e shërbim më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Disa amandamente të tjera të cilat janë propozuar nga deputetët janë po ashtu për shpejtimin e ndërtimit të spitalit të Ferizajt, për qendrën e kujdesit paliativ dhe për qendrën rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta. Pra, ne nuk kemi arritur që për këto amendamente të rëndësishme të marrim mbështetjen e partisë e cila udhëheq me vendin dhe si i tillë, ky buxhet do të jetë i mangët, do të jetë buxhet që nuk përfaqëson barazinë dhe natyrisht ka probleme përmbajtjesore, strukturore dhe si i tillë nuk do ta ketë votën e Partisë Demokratike të Kosovës., tha ajo.