PDK arrin në Kuvend, Xhavit Haliti hyri i vetëm në seancë “për pikë të qefit”

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë pjesë e seancës së sotme të Kuvendit. Xhavit Haliti nuk ishte pjesë e grupit parlamentar gjatë futjes në seancë.
I vetëm dhe pa shoqëures, Haliti u ba pjesë e kësaj seance “për pikë të qefit”.

Në këtë seancë, që filloj me 35 minuta vonesë, janë në rend dite tri pika.

“Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare”, ka njoftuar zyra për medie e Kuvendit.

Po ashtu, në fillim të seancës është bërë zëvendësimi i deputetëve me të përzgjedhurit si anëtarë të Qeverisë./Indeksonline/


