16:19 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

PDK bën kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit

Deputeti i PDK-së, njëherësh shefi i GP të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka bërë kallëzim penal ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati.

Kallëzimi penal është bërë për shkak të veprës penale: “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 190, “Cenim i të drejtave në marrëdhëniet e punës” nga neni 218, “Cenimi i të drejtës në grevë” nga neni 221, në lidhje me nenin 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, i Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Përpor Muratit, PDK ka parashtruar kallëzim penal edhe ndaj Enis Spahiu, U.D Sekretar i Ministrisë së Financave.

Ndaj Spahiu për shkak të veprës penale: “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 190, “Cenim i të drejtave në marrëdhëniet e punës” nga neni 218, “Cenimi i të drejtës në grevë” nga neni 221, në lidhje me nenin 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, i Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, shkruhet në kallzimin e siguruar nga Gazeta Blic.