PDK dhe AAK i kthehen edhe njëherë çështjes së Trustit: Është kërkesë e të gjithë qytetarëve padallim

Shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së dhe AAK-së, Abelard Tahiri, dhe Besnik Tahiri kanë bërë thirrje që në seancën e nesërme të mundësohet tërheqja e një pjesë të parave të Trustit.
Sipas tyre, kjo nuk është betejë politike, por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve padallim.
“Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale”.

