75 Mall Live Search
19:01 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / B XH

PDK dorëzon në PZAP kërkesën për rivotim në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me situatën në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut.

Kjo parti po kërkon rivotim në këtë komunë.

“Ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës. PDK siguron qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Mitrovicës, se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve. Ne besojmë se vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar. Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj”, thuhet në njoftim, raporton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar, brenda afatit ligjor, ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës.

PDK siguron qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Mitrovicës, se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve.

Ne besojmë se vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar.

Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj.