PDK dorzon në Gjykatën Themelore padinë për anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë

Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë.
Lajmin e ka bërë publik deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri ku tha se PDK ka kërkuar nga gjykata edhe caktimin e masës së sigurisë – pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij vendimi.
Nga PDK presin që gjykata të vlerësojë në mënyrë objektive kërkesën tyre për caktimin e masës së sigurisë./Indeksonline/