75 Mall Live Search
11:48 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

PDK e çon Memli Krasniqin në takim me Vjosa Osmanin

Ushtruesja e detyrës e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar takimin me Osmanin. Bashmir Xhema ka thënë për Indeksonlinen se PDK-ja i është përgjigjur pozitivisht ftesës së u.d. të presidentes, Vjosa Osmani.

“Po. PDK-ja do të marrë pjesë. Nënkryetari i partisë, Memli Krasnsiqi, do të jetë në takim”, ka thënë Xhema për Indeksonline.

Ky takim pritet të mbahet në orën 15:00.

Takimi i parë i u.d. të presidentes me partitë politike do të fillojë në orën 13:00.

Osmani do të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti./Indeksonline/