10:01 / E Premte, 01 Korrik 2022 / B O

PDK e çon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) i cili është miratuar në Kuvend ditë më parë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se ky ligj cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe shtrin ndikimin e politikës në KPK.

“Ky ligj bie ndesh me 6 nene të Kushtetutës. Besojmë plotësisht që argumentimet që i ka sjellë PDK-ja, në draftin që e kemi dorëzuar në ankesën tonë, konsiderojmë që është një bazë e mjaftueshme për ta nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën një ligj të tillë”, ka deklaruar Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë poashtu se në dy leximet nuk janë marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias./Indeksonline/