75 Mall Live Search
16:16 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / LB

PDK e denoncoi për keqpërdorim të mbi 1 milionë eurove, reagon Donika Gërvalla

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi dhe avokati Faton Fetahu, përmes një Konference për Media kanë denoncuar sot  keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove, ku të përfshirë janë dy Ministrat e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kjo është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, përmes së cilës është mundësuar keqpërdorimi i rreth 1.1 milionë eurove të taksapaguesve të Kosovës.

E ndaj, këtyre denoncimeve ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo përmes një fjalie të vetme ka hedhur poshte këto pretendime.

“Jo 1.1 milion euro, por as edhe 1.1 cent”, ka shkruar Gërvalla./Indeksonline/