75 Mall Live Search
15:52 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

PDK e ka në listë për deputetë njërin nga ortopedët më të shquar shqiptar, ligjërues në universitete botërore

Njëri nga ortopedët më të shquar shqiptarë, Skënder Ukaj është në listën e PDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ukaj njihet si ortoped që ka kaluar kufijt e suksesit edhe në arenën ndërkombëtare. Ai është ligjërues i rregullt në shumë universitete botërore.

Përvoja dhe suksesi i tij si ortoped të dalluar, ka bërë që ai të jetë anëtar i Asociacionit të Ortopedëve të Francës dhe anëtar i i Asociacionit Evropian të Artroplastikës. Për të kaluarën e tij, kishte folur me fjalë të mëdha edhe kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj.

“Dr. Skënderi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e Kosovës gjithandej nëpër botë. Doktori që për shumë vjet trajtoi nevojat shëndetësore të mijëra qytetarëve të Kosovës, tani, me dijen dhe përvojën e tij, do të na ndihmojë në prezantimin e programit më të mirë për rimëkëmbjen e shëndetësisë dhe Republikës së Kosovës. Prandaj, PDK, si forca ma serioze politike në vend, i ka gjithmonë dyert e hapura për profesionist dhe intelektual të dëshmuar si Dr. Skënderi” kishte thënë Hoxhaj në prezantimin e tij.

Skënder Ukaj mbanë numrin 47 në listën e PDK-së.