75 Mall Live Search
12:11 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / LB

PDK e LDK lëshojnë seancën pasi nuk kaloi mocioni për debat rreth shtrenjtimit të rrymës

PDK-ja dhe LDK-ja kanë lëshuar sallën e seancës pasi nuk ka pasur kuorum për ta futur në rend dite si mocion urgjent procedural për debat parlamentar, shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas propozimit të opozitës, kjo çështje do të vendoset si pikë e parë dhe pastaj të dilej me rezolutë të përbashkët për revokimin e vendimit të ZRRE-së.

Deputetët e AAK-së në anën tjetër po vazhdojnë të qëndrojnë në seancë.