75 Mall Live Search
12:13 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / L K

PDK e LDK thonë se do të dërgojnë projektligjin për KPM-në në Kushtetuese

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për KPM-në.

Këtë e bëri të ditur, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, përcjell IndeksOnline.

Ata e konsideruan që ky projektligj ka për qëllim kontrollin e mediave të pavarura.

Përpos, PDK-së edhe LDK-ja pritet që këtë projektligj të dërgojë në Kushtetuese.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se nëse ky projektligj nuk ndrysho atëherë do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Tahiri gjithashtu theksojë së të enjten do të mbahet seanca e radhës së Kuvendit.