75 Mall Live Search
16:46 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

PDK e mbledhë Këshillin e Përgjithshëm, çka do të diskutohet?

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm të partisë para pak momenteve.

Ende nuk dihet se çfarë kanë në agjendë për të diskutuar në këtë mbudhje, tashmë kur pritet krijimi i institucioneve. Të hënën pritet të konstituohet  së pari Kuvendi i Kosovës. Në këtë seancë është paralajmëruar edhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Në këtë mbledhje të këshillit të përgjithshëm të PDK-së, janë duke marr pjesë figurat kryesore të kësaj partie.

Kujtojmë se PDK-ja  në zgjedhjet e fundit parlamentare, që u mbajtën me 14 shkurt është renditur parti e dytë.