75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / L K

PDK e Prishtinës e voton faljen e tatimit në pronë

Sot është mbajtur seanca e jashtëzakonshme në komunën e Prishtinës, ku është diskutuar falja e tatimit në pronë për vitin 2023.

Në këtë seancë, asambleistët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes kanë votuar pro faljes së tatimit në pronë për qytetarët e Prishtinës.

Ndërsa, asamblistët nga partia në pushtet, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë marrë pjesë në këtë senaca.

Asamblisti i kuvendit komunal nga radhët e PDK-së, Leutrim Retkoceri, ka bëre të ditur se PDK-ja ka mbrojtur interesin publik duke liruar 75 euro të vlerës së tatimit në pronë.

Retkoceri tha se kanë votuar pro për të hequr barrën e rëndë që ju është venë qytetarëve./IndeksOnline/