75 Mall Live Search
08:33 / E Martë, 20 Shtator 2022 / LB

PDK e quan hap të gabuar dhe të dëmshëm emërimin e Ardita Sinanit si këshilltare e Kurtit për Luginë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se nuk ka asgjë personale me Ardita Sinanin, mirëpo emërimi i saj si këshilltare për Preshevë, pranë zyrës së kryeministrit të Kosovës, sipas saj, jo vetëm që është hap i gabuar, por edhe i dëmshëm.

Tutje, ajo shkruan se Qeveria e Kosovës nuk duhet të përçajë shqiptarët në luginë, por duhet t’i synojë t’i bashkojë ata.

“Fatkeqesisht, qasje të njejtë destruktive e tendenca përçarëse Kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni, etj”, ka shkruar ndër të tjera ato.