17:24 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

PDK fillon nga nesër zyrtarisht garën për kryetar të partisë

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të fillojë edhe zyrtarisht procesin e zgjedhjeve të brendshme, ku do të garohet për të marrë kreun e partisë.

Në këtë mbledhje e cila do të fillojë nesër nga ora 17:00, do të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Njoftimin për hapjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme kjo parti e ka bërë përmes një komunikatë për shtyp dërguar mediave.

Veseli në krye të PDK-së ishte vendosur pas largimit të Hashim Thaçit dhe zgjedhjes së tij president i Kosovës.