PDK garon me numrin 134

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka tërhequr shortin për renditjen e subjekteve politike.
Ndër partitë që morën numrin e tyre me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, është edhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila do të garojë me numrin 134 , shkruan Indeksonline.

Tërheqja e shortit është duke u bërë tani në ceremoninë e organizuar nga KQZ-ja.
Slogani i Partisë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje është “Rimëkëmbje”.
Partia e Enver Hoxhajt, me këtë numër kërkojnë besimin e qytetarëve të Kosovës./Indeksonline