11:14 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

PDK: Gjykata u ndikua nga terroristët e Lëvizjes Vetëvendosje (Video)

Blerand Stavileci, anëtar i PDK-së në një konferencë për media i ka quajtur pjesëtarët e Vetëvendosjes, terroristë dhe persona të korruptuar e të përfshirë në lidhje mafioze.

Stavileci ka komentuar  vendimin e djeshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të liruar deputeten Albulena Haxhiu dhe për t`i lënë vetëm në arrest shtëpiak deputetët Albin Kurti e Donika Kadaj, raporton Indeksonline.

“Vetëvendosje u ka futur në palcë frikën atyre që nuk u rreshtuan nga pas. Zyrtarët e tyre dëshmuan se janë të përfshirë në lidhje mafioze, se janë terroristë. Syri i Populli na doli të jetë e themeluar pikërisht nga zyrtarë të Vetëvendosjes. Sadri Ramabaja ka lidhje me shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Po dëshmohet se Vetëvendosje jo vetëm që vë lincime, propaganda e sulme, ka edhe lista për likuidim. Ata po arrestohen e po lirohen sepse gjykatësit po ndjehen të frikësuar nga ta”, ka thënë Stavileci.

Ai ka shtuar se drejtësia e kushdo tjetër që nuk është në linjë me këtë parti, frikësohet e terrorizohet./Indeksonline/