75 Mall Live Search
12:57 / E Diele, 24 Prill 2022 / LB

PDK i kundërpërgjigjet Haradianjt për Fondin e Ushtrisë, ia përmendin edhe filikaçat

Deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se “Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin”, ka nxitur reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Nëpërmjet deputetes së këtij subjekti, Ganimete Musliu, ia kanë kujtuar kohën Haradinajt kur disa deputet të AAK-së iu kishin bashkuar Kurtit me fillikaça.

“Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh”, ka shkruar ndër të tjera Musliu, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rënd kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa ne degjenerim te Parlamentit, bëjnë  mirë mos t’i bashkohen edhe në  degjenerim të ushtrisë së Kosovës.

Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh.

E duam ushtrinë me standarde të NATO-s

STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË!