23:51 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

PDK i përgjigjet Time Kadriajt: Ne e kemi kryetarin tonë në detyrë, e ai është z. Enver Hoxhaj

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, i është përgjigjur deputetes së AAK’së, Time Kadriaj, që tha se për postin e presidentit kanë biseduar me Hashim Thacin e Kadri Veselin para ikjes së tyre në Hagë.

“Time Kadrijaj paska thënë se ata i paskan kërkuar përkrahjen e themeluesve të PDK-së për kandidatin e tyre për President.”, shkruan ai.


“Koment: Tre prej themeluesve të PDK-se gjinden në Hagë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kryetarin e saj në detyrë, e ai është z. Enver Hoxhaj. Si i tillë z. Hoxhaj flet në emër të PDK-së, e ai sot foli shumë qartë. Partia Demokratike e Kosovës ka votë vetëm për propozimin që buron nga PDK për pozitën e Presidentit!”, shton Bytyçi.