75 Mall Live Search
13:38 / E Diele, 08 Janar 2023 / LB

PDK i reagon Sveçlës pas kërkesës që Gjermania të lejojë hyrjen e kosovarëve me pasaportë të skaduar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla , ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.

Kjo kërkesë e ministrit erdhi si rezultat i mungesës së materialit për tu pajisur me pasaporta.ReklamaPauseLoaded: 97.86%Remaining Time -1:04Unmute×

Ai ka kërkuar që shtetasit kosovarë me leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani të mund të kthehen nga Kosova në Gjermani pavarësisht skadimit të pasaportës kosovare.

E ndaj një kërkese të tillë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku në një postim në Facebook ka shkruar se “shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë”.

“Po lexoj raportime në media se Ministri Svecla paska bërë kërkesë që të lejohet hyrja e shtetasve të Kosovës në Gjjermani, me pasaporta të skaduara.
Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë. Në gjendje të jashtëzakonshme nuk jemi. As luftë e as pandemi nuk ka”, ka shkruar Çitaku.

Tutje ajo shprehet se fjalimet medikore filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje.

“Këtë punë e ka qeveria.Me mbledhë taksa dhe me ofru shërbime. Fjalimet mediokre filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje”.